“Të rikthyerit në Kombëtare, Gjimsiti dhe Hyka? Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e grupit tonë. Më vjen keq për Jahmirin, që në dy vitet e fundit nuk ishte pjesë e skuadrës, por ky është një mesazh për të gjithë lojtarët e tjerë. Unë i shoh të gjithë dhe më e rëndësishme është dëshira e futbollistëve për të dhënë kontributin e tyre. Edhe për Beratin jemi të kënaqur, që e kemi mes nesh, por fakti që nuk erdhi në Francë ishte tjetër. Në atë periudhë nuk ishte në gjendjen e duhur.” Ky është shpjegimi i radhës i De Biazit, bërë pas miqësores me Marokun, për mosgrumbullimin e Berat Gjimshitit me Kombëtaren, në finalet e “Euro 2016”. Një vendim që ende ka mbetur si “gjembi në mish” për mjedisin kuqezi, aq më tepër për vetë lojtarin, i cili “kafshoi gjuhën”, mbajti përbrenda vetes ndonjë mllef të natyrshëm, për të mos e tradhtuar Shqipërinë. Dhe ja ku është sërish me fanellën kuqezi, mbrëmë në rolin e titullarit, me kohë të plotë, në qendër të mbrojtjes, përkrah Mavrajt. Një paraqitje dinjitoze e shtatlartit, që dje u huazua për një sezon nga Atalanta tek Avellino Pas 90 minutave të miqësores ndaj Marokut, Gjimshiti la të kuptohet se ai moment, pavarësisht zhgënjimit, i përkiste të kaluarës: “Atëherë jam mërzitur pak, është normale, edhe familjarët e mi. Por duhet të jesh profesionist dhe të vazhdosh, siç bëra unë. Tani jam i lumtur, që jam kthyer në Kombëtare dhe falënderoj stafin për ftesën, ndërsa shpresoj të vazhdojmë kështu. Kalimi tek Avelino? Kam firmosur të martën, pas mesnate, për një vit në huazim. Me Atalantën kam folur dhe ata nuk deshën të largohesha. Pata bisedime edhe me ekipe të tjera, por trajneri dhe presidenti më kanë ofruar gjërat që më duheshin për të më bindur të firmosja atje.”
Rrëfimi prekës i Gjimshitit: Ja ç’bëra, pasi De Biazi më la jashtë “Euro 2016”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë”/ Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për të vazhduar betejën tonë
Irani sulmon sërish me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe
Deklaratat e Trump, Papa Leoni e vendos vëmendjen te takimi me Rubion: Shpresoj ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin
Karamuço: Ja sa kushton futja e një celulari dhe një transferimi nga burgu





