(Makina me të cilën udhëtonte viktima)
Humb jetën në mënyrë të papritur një drejtues automjeti, i cili teksa ka qenë duke ecur në një nga rrugët e Kamzës është ndier keq dhe ka pësuar atak kardiak.
Të pranishmit në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë, por kjo nuk ka mjaftuar pasi ai ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet dhe për identifikimin e viktimës.





