Një vajzë që ecte e shoqëruar me nënën e saj është ngacmuar nga një djalë. Kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë, por mamaja ka shpërthyer në të shara e kërcënime e madje edhe është konfliktuar fizikisht.
Siç shihet në videon e dërguar nga një qytetar në redaksinë e “Jeta Osh Qef”, për t’I ndarë janë futur në mes burra, për të mbajtur mamanë e vajzës që kishte shpërthyer ndaj djalit.
Sipas qytetarit, vajza ka goditur me shpullë djalin, ka marrë mamanë e cila nuk ndalon së kërcënuari dhe janë larguar.





