Arrestohen tre të rinj nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan Ferit Malaj dhe Arbion Malaj, 19-vjeçar si dhe Aldo Lusha, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ata u arrestuan dje te Lapidari në Sauk.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit Ferit Malaj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një dozë, me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Ndërsa shtetasve Arbion Malaj dhe Aldo Lusha, iu sekuestrua shuma prej 3300 eurosh, shumë të cilat dyshohen të jenë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike.