Duke filluar që nga dita e nesërme, 2 shtator dhe deri më 7 shtator, në Tiranë do të zhvillohen aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës.
Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën, e cila fillon nesër në orën 10:00 me një vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”.
Po ashtu, në datën 4 shtator në orën 10:00 do të zhvillohet një lidhje live nga Vatikani, për të ndjekur meshën e Papës.
Axhenda
– 2 shtator 2016, ora 10:00 – Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”
– 4 shtator 2016, ora 09:15 – Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”
ora 09:30 – Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
ora 10:00 – Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut
– 6 shtator 2016, ora 11:00 Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës
– 7 shtator 2016, ora 19:00 Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”





