Ndalohet një person i shpallur në kërkim për vrasje.
Në pranga ra Ilia Shukli, 63 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
“Më datë 31.08.2016, nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin TIMS të shtetasve të kthyer DEPORTIV nga pala greke, rezultoi se shtetasi Ilia Shukli ishte person i shpallur në kërkim”, njofton policia.
Shukli është arratisur nga burgu në mars të vitit 1997, ku vuante dënimin me 17 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Vendimi ndaj tij është dhënë që më 29 shtator të 1990-s.





