Së shpejti do të startojë sezoni ri i spektaklit “Dance With Me 3”, i cili do të sjellë sërish në ekran të tjera personazhe interesantë. Produksioni që mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, si çdo vit, edhe këtë herë ka kombinuar personazhe të njohur publikë.
Revista “Class” shkruan se mes shumë emrave të lakuar në media, produksioni zyrtarizon të gjithë konkurrentët dhe çiftet që do të jenë pjesë e këtij kasti:
Xhesi Hennessy (këngëtare) – Dj Vicky (Dj)
Renato Mekolli (shef kuzhine) – Laura Nezha (këngëtare, aktore)
Arnita Beqiraj (Miss Albania 2010) – Besmir Bitraku (aktor)
Fjolla Morina (këngëtare) – Zum Allushi (aktor humori)
Greta Koçi (këngëtare) – Nard Ndoka (politikan)
Bora Zemani (moderatore) – ???





