Shkarkohet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu.

Mësohet se shkarkimi është bërë një ditë më parë, pas propozimit të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti. Shkak është bërë mungesa e sigurisë ushqimore në vend.

Isuf Shehu ishte drejtor në këtë institucion që nga janari i këtij viti, pra për 7 muaj.