Senati i Brazilit votoi shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff duke e gjetur fajtore për manipulimin.
61 vota ishin pro, 20 kundër duke bërë që 2/3-at e votave të nevojshme për largimin e saj nga presidenca, i dhanë fund pushtetit të saj.
Rousseff akuzohet se ka përdorur ilegalisht para nga bankat shtetërore për të mbuluar deficitet në buxhetin federal në një përpjekje për të rritur popullaritetin e saj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014.
Rousseff ishte pezulluar në muajin maj, pasi Senati kishte votuar për të vazhduar procesin hetimor ndaj saj. Nga ana e saj, Rousseff luftoi përpjekjet për shkarkimin e saj, të cilat i quajti një grusht shteti.
Presidenti në detyrë Michel Temer, nga radhët e partisë së djathtë PMDB, do të çojë deri në fund mandatin e braktisur nga Rousseff, që përfundon më 1 janar 2019.





