Policia vijon aksionin kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë Shqipërinë. Në Memaliaj janë goditur sërish 3 raste, duke u asgjësuar në total rreth 13 500 bimë kanabis.
“Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë ,në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit”, Kalivaç, Memaliaj, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.





