Në kryqëzimin që lidhet me portin e Durrësit, aty ku ka turistë dhe emigrantë që kthehen në Shqipëri, i presin njerëz në mes të rrugës që lypin para në mënyrë të pandershme, duke u shtirur sikur janë të vuajtur.
Por në të vërtetë ja se si ndodh mashtrimi i tyre. Në video tregohet se si nje grua “invalide” e ulur në një karrocë, ngrihet si pa të keq dhe ecën më së miri.
Përveç kësaj, në rrugë krijohet trafik dhe për fat të keq policia gjendet aty dhe nuk bën asnjë veprim.





