Një plagosje me thikë është regjistruar para pak çastesh në një pikë bastesh pranë Muzeut arkeologjik, në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi R. T., 50 vjeç.

50 vjeçari është plagosur me thikë në gjymtyrët e poshtme nga shtetasi Artan Kazazi, 44 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një debati mes të plagosurit dhe autorit të krimit.

Policia ka prangosur autorin e plagosjes, ndërkohë që është shoqëruar me urgjencë në spital të plagosurin, i cili, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.