Zana Çela është emëruar drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Dy kandidaturat e propozuara nga komisioni i Ministrisë së Kulturës ishin Zana Çela dhe Josif Gjipali, mes të cilëve Këshilli i Ministrave vendosi që Çela të drejtojë më tej këtë institucion, pas dorëheqjes së Ilir Kernit.

Çela e ka mbajtur këtë post më parë në vitet 2000-2003. Producentja e njohur u emërua si drejtore e Teatrit të Operas dhe Baletit në vitin 2000 nga ministri i Kulturës së asaj kohe, sot kryeministër, Edi Rama.

Ajo ka qenë edhe autore e producente e një sërë programesh televizive dhe artistike, si dhe organizatorja e një prej konkurseve me prestigjioze në vend, “Marie Kraja”.