Dy shoqe kanadeze kanë nisur një udhëtim tejet luksoz duke vizituar vende të ndryshme dhe duke postuar foto në Instagram.

Melina Roberge 22 vjeç dhe Isabelle Lagace 28 vjeç, nisën udhëtimin me kryqëzorin “Sea Princess”, i cili vlente 20 mijë dollarë për person.

Ato vizituan vende të ndryshme si Tahiti, Peruja, Bermudat etj.

Por ato janë arrestuar në mbërritje, në Australi, pasi kishin në bagazhet e tyre drogë me vlerë 30 milionë dollarë.

Bashkë me to është arrestuar një australian, bashkëpunëtori i tyre.

Pas seancës fillestare, ato pritet të dalin sërish në gjyq në 26 tetor.