Një sheik në Dubai shkarkoi të gjithë punonjësit, pasi gjatë një vizite të papritur në zyrë nuk gjeti asnjërin prej tyre.

Në një ditë pune krejt normale, Sheik Mohammed gjeti tavolinat krejtësisht bosh, në një kohë që duhet të ishin të mbushura me drejtues të lartë e punëtorë.

Si rezultat i kësaj, nëntë zyrtarë të lartë janë detyruar të dalin në pension, duke përfshirë këtu Abdul Qader al Jasmi drejtor i çështjeve juridike, EISA Al Maidoor drejtor i përgjithshëm dhe Mohammad Abdul Karim Julfar drejtor i përgjithshëm për mbështetjen e korporatave.  

“Kush ka detyra të rëndësishme duhet të jetë shembull”, u shpreh sheiku.