Kjo është banjoja më e “nxehtë” që mund të bëni ndonjëherë, por nuk është nga ato që ju relakson.
Një i ri i quajtur Cemer Cander ka mbushur vaskën me salcë djegëse dhe është futur në të. Ai e ka konsideruar këtë një sfidë aventureske.
Videoja në më pak se një muaj është parë nga më shumë se tre milionë veta dhe tregon të riun nga Britania e Madhe se si shpëton pa humbur ndjenjat gjatë “larjes” së tij në salcën e mbushur me speca djegës.
Cander për ta torturuar veten edhe më shumë, kafshon një spec dhe pi pak nga salca e tmerrshme.





