Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani raportohet të jetë duke u evakuuar për shkak të një alarmi për bombë.
Mediat vendase bëjnë të ditur se një pasagjer është pikasur me një pajisje shpërthyese, teksa përpiqej të kalonte kontrollet e sigurisë.
Zhvillimet për këtë ngjarje janë ende në hapat e parë, megjithatë siguria në aeroport duket se është në gjendje maksimale.





