Një burrë është prangosur nga policia e Tiranës, pasi ka kanosur me jetë tre persona si dhe ka kryer veprime aspak të zakonta dhe fyese në publik.
Policia e Tiranës njofton se u arrestua Fatos Osmanaj, 58 vjeç, i cili ka ofenduar e fyer shumë rëndë 3 meshkuj, duke u nxjerrë dhe organin gjenital.
“Më datë 30.08.2016, u arrestua shtetasi Fatos Osmanaj, 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka fyer e ofenduar shumë rëndë, duke nxjerrë organet gjenitale dhe ka kanosur me jetë, shtetasit: S. S., 58 vjeç, F. N., 58 vjeç dhe A. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se autori i ka përsëritur këto veprime në mënyrë sistematike.





