Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e një iPhone 6S, në banesën e një 46-vjeçari.

Në pranga ka rënë K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e cila rezulton e dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

Ajo është arrestuar pas kallëzimit të bërë në polici nga shtetasi L.S., 46 vjeç, i cili pretendon se më datë 18.08.2016, në orët e para të mëngjesit, 18-vjeçarja i ka vjedhur telefonin në banesën e tij.

Pas veprimeve të para hetimore, kësaj shtetaseje iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i markës iPhone 6S.