Një qytetar amerikan që mban emrin e Presidentit rus, Vladimir Putinit është arrestuar në shtetin e Floridës.

Shkak për këtë është bërë një konflikt me personelin e një supermarketi në plazhin Uest Palm. Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar qytetarin amerikan.

Menjëherë pas kësaj, të gjitha rrjetet sociale janë mbushur me komente për të arrestuarin për shkak të emrit të njëjtë me Presidentin rus.