Ditën e sotme Juventus ka prezantuar transfertën më të fundit dhe ai është pikërisht shqiptari Andi Zeqiri. Ky i fundit vjen me formulën e huazimit për një vit me Juventusin, që ka të drejtën e blerjes.
17-vjeçari luante për ekipin zviceran të Lozanës. Ai ka lindur në Zvicër, por është me origjinë shqiptare. Andi Zeqiri ka lindur më 22 qershor të vitit 1999.
Shqiptari e bëri debutimin e tij të parë në ekipin e Lozanës kur ishte 15-vjeç, për të mbledhur deri më sot 20 paraqitje dhe 3 gola, raportojnë mediat italiane.
Në marrëveshje në klubin zviceran kalon si i huazuar (me të drejtën e blerjes) edhe mbrojtësi i U -19 Carlos Blanco Moreno.





