Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ditën e sotme në mbrëmje pas miratimit të ligjit për “vetting-un”, që u kalua pa votat e opozitës, e cila braktisi seancën.
Ambasada, në një deklaratë për mediat shkruan se mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për miratimin e këtij ligji.
“Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformёs nё drejtёsi.
Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve. Pёrgёzojmё ata Anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik.
Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve”, shkruan deklarata e Ambasadës Amerikane.





