Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Rrotondo”, ku i plagosur ka mbetur Tonin Kola, 35 vjeç, banues në Shkodër.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.
Ngjarja ka ndodhur pranë një kazinoje dhe duket se ka ardhur pas një sherri të momentit, bëhet e ditur nga Policia.





