Shumica e njerëzve kanë dy ose tre vija në kyçin e dorës. Secila prej tyre ka një kuptim të veçantë, ndërsa e katërta ka domethënien më të madhe.
Këto vija tregojnë shumë për jetën tuaj sipas artit të leximit të dorës; ato parashikojnë të ardhmen.
Vija e katërt
Vija e katërt mund të jetë një bekim ose një mallkim. Nëse është e pandërprerë, tregon një jetë të gjatë me shumë fëmijë. Nëse është e ndërprerë, tregon probleme familjare në të ardhmen. Megjithatë mos u trembni sepse të pasurit të një vije të katërt flet për një njeri që është i aftë ta ndryshojë fatin e vet.
Vija e tretë
Ndërsa shumë njerëz kanë dy vija, më pak janë ata që kanë tre të tilla. Nëse ajo është e dukshme dhe e pandërprerë, me shumë gjasa jeni njerëz me shumë ndikim tek të tjerët, në shtëpi apo jashtë. Jeni një njeri që vështirë të harrohet.
Vija e dytë
Vija e dytë poshtë të parës nëse është e dukshme dhe e vazhdueshme tregon sukses dhe lumturi në të ardhmen. Nëse është shumë e theksuar, parathotë luks dhe pasuri. Nëse është e ndërprerë, tregon se mund të keni probleme financiare.
Vija e parë
Vija e parë sipër është një ndër më të rëndësishmet. Nëse është e dukshme dhe e vazhdueshme, tregon shëndet të mirë. Nëse ndërpritet në një pikë, ndoshta duhet të ndryshoni diçka në stilin e jetesës. Nëse ndërpritet disa herë, do të thotë se endrrat tuaja nuk do të përmbushen siç do të donit.





