Dihet se në Shqipëri shumë persona mbajnë armë në shtëpi, edhe pse jo gjithmonë me leje. Por, të shëtisësh rrugëve me një pushkë në dorë, është diçka e pazakontë. Pikërisht sot, një person është parë duke udhëtuar me motor dhe me një pushkë që e mbante në dorë.

Kjo pamje ka trembur shoferët, ku njëri prej tyre e ka filmuar këtë rast, nuk dihet nëse pushka është me leje apo jo, por të jep përshtypjen e atyre filmave me "sherifa" që dalin me kuaj dhe pushkë në rrugë, por në këtë rast me motor.

"Përshëndetje, ndërkohë që policia merret me kultivimin e hashashit, në Tiranë dalin njerëz me çifte në dorë", shkruan shoferi që ka parë këtë person në rrugët e Tiranës, për "Jeta Osh Qef".