Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarëshqiptar se karrierën time do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu, dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit, se si kam ardhur deri në këtë vendimmarrje. Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në Kampionatin Europian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër. Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova. FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në “EURO 2016” nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues. Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte Kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin, edhe duhet të na kishin informuar. Për këtë shkak, tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren dhe ju garantoj se si FIFA, ashtu edhe FFK, nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rrugën se si duhej të veprohej. FFK duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë, menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA. Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën, apo jo. Nuk e kam bërë publike, sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë. Disponoj gjithë dokumentet që datojnë me fillimin e qershorit, kur bashkëpunëtorët e mi, të autorizuar nga unë, kanë bërë gjithça që të bëhej realitet një gjë e tillë. Nuk janë të vërteta ato që thonë disa drejtues të federatës dhe një pjesë e medias. Graniti nuk është nga ata që bën publike gjithça, por punon për gjithçka. Kërkasa ime dhe angazhimi im ka qenë gjithmonë të bëheshin të gjitha procedurat e duhura për të mundësuar që të luaja për Kosovën. Nga ana ime personale dua të them edhe disa fjalë për tifozërinë shqiptare. Vendimi për të luajtur edhe në të ardhmen me Zvicrën nuk është vendim kundër Kosovës, përkundrazi është një vendim pro Kosovës dhe njerëzve të vendit tim. Në Zvicër e më gjerë punojnë dhe jetojnë me mijëra shqiptarë. Zvicra dhe populli zviceran kanë bërë shumë për bashkatdhetarët tanë, që të jetojnë e të punojnë të barabartë. Prezenca ime në vazhdim me Zvicrën tregon respektin dhe falenderimin që populli ynë i bën shtetit zviceran, edhe popullit të saj, për mundesitë dhe mikpritjen që na kanë dhënë. Megjithëse ëndrra ime ka qenë dhe është të luaj një ditë për vendin tim, e sakrifikoj këtë ëndërr të motshme për t’i kthyer respektin popullit zviceran me moslargimin tim në këtë moment kur edhe Kosova u pranua në FIFA. Gjithçka duhet parë tashmë nga anët pozitive, që u vjen bashkatdhetarëve të mi nga kjo. Unë, si Granit Xhaka, do t’i tregoj popullit zviceran se shqiptarët nuk janë bukëshkelur. Ata na dhanë gjithçka, atëherë kur vendin tonë askush nuk e përkrahte. Ata e pritën popullit tim krahëhapur, pa paragjykime, nuk na trajtuan si të huaj në shtëpinë e tyre. Ata hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka kishin, ndaj duhet t’u themi se u jemi mirënjohës e nuk jemi tradhtarë, se nuk e duam mikun për interesa të momentit. Pse more kritikë nuk e shikonë të gjithë këtë histori nga një këndvështrim tjetër? Duke luajtur me Zvicrën shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi 300.000 mijë shqiptare në Zvicër do të përfaqësohen me prezencën time në kombetaren zvicerane, bëhem krenar, sepse do të jem një ambasador i mirë për çdo shqiptar, që jeton e punon në Zvicër. Çdo shqiptar do të ndjehet krenar, kokën lart dhe i barabartë para popullit zviceran. Ne duhet t’i respektojme ata që na ndihmuan në kohëra të vështira. Populli shqiptar të mirën e kthen me të mirë, këtë kam mësuar nga vendi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim, dhe këtë e bëj kudo e ngado. Gjithmonë do të mundohem të jem një ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mirë për njerëzit e vendit tim. Kudo ku jam, edhe do të jem, do të tregoj me kokën lart e krenar se jam ahqiptar, që e dua vendim tim. Endrra ime ishte ajo, që të gjithë e dinë, por kjo ëndërr është bërë realitet, sepse vëllai im përfaqëson denjësisht mua dhe gjithë familien “Xhaka” me prezencën e tij në kombëtaren kuqezi mbarëshqiptare. Vëllai im luan me hymnin dhe me flamurin kuq e zi, për të cilin luftuan dhe sakrifikuan jetën me mijëra shqiptarë ndër shekuj. Taulant Xhaka luan me atë kombëtare, ku valëvitet flamuri, për të cilin Adem Jashari dha jetën. Unë jam i ri dhe tifoz i mirë, si ju, për vendin tim. Më besoni që, nëse do të ishte vetëm vendimi im, do të isha pa më të voglin dyshim aty ku JU më doni, ma besoni këtë. Këto ditë jam ndjerë shumë shumë keq, sepse jam përballur me sharje nga ju, me të pa të drejte. Ju që shani, nuk i dini të gjitha. Ju e dini shumë mirë se si ju do Graniti. Më keni lënduar, por ama 100% me të padrejtë. Ju nuk e dini se sa shumë kam punuar unë për atë gjë që donit, por pse t’i bëja publike. Unë kam punuar deri në realizimin e asaj që ju doni. Ju që shani, a e dini që familja “Xhaka” ka bërë shumë shumë për kombin shqiptar? Një pyetje kam për të gjithë ju: Për çfarë flamuri luan Taulant Xhaka? Jua them unë. Taulant Xhaka, vëllai im edhe biri i Ragipit, luan për flamuarin e Adem Jasharit, luan për flamurin, ku me mijëra shqiptarë kanë dhënë jetën. Xhaka këndon hymnin dhe përulet para flamurit, që bën krenarë 10 milionë shqiptarë. Askush nuk e dha jetën me e tradhëtu flamurin kuqezi, por dha jetën me e mbrojt atë. Ju që thoni, mos hajde Kosovë, ju them se do të vij sa herë të mundem, edhe me flamurin kuqezi në zemër. Taulant Xhaka luan për Shqipërinë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ju shani se s’i dini të gjitha, por mendoni që Xhaka ka në zemër “ALBANIA” e kjo me bën krenar. Mendojeni këtë, para se të shani si tifozë. Ka kush e ngre dhe ndero flamurin shqiptarë nga familja “Xhaka”. Ky ishte vendimi më i mirë i mundshmëm, për të mirën e gjithë bashkatdhetarëve në Zvicër, duke ditur që FIFA kishte dhënë përgjigje negative. Prandaj, Graniti vendimin s’e ka marrë i vetëm, por në bashkëpunim dhe konsultim me një masë të gjerë. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime, edhe pse nga ana ligjore një gjë e tillë nuk linte hapësirë. Kosovës i uroj me zemër suksese dhe JU premtoj që do të jem gjithmonë pranë saj. Taulanti me shqiponjën, në çdo betejë, derisa të luajë futboll. Graniti do të jetë një tifozi i pëjetshëm kuqezi dhe do t’ju nderojë aty ku jam.
Letër e hapur e Granit Xhakës: Askush s’e dha jetën me tradhëtu flamurin kuqezi!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit në Kuvend, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës!
PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, ironizon Bardhi: Na quajnë grupash, por gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria ‘Rama’
BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare
I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti të marrë me qira





