Që Zllatan Ibrahimovic është unik në llojin e tij kjo dihej, por gjiganti suedez kërkon një trajtim të veçantë nga ana e klubit. Dhe në fakt trajneri Jose Mouronho nuk ia ka prishur sulmuesit të tij. Trajneri Portugez ka venosur t’i japë dy ditë pushim, për faktin se është 34-vjeç. Sipas Mourinhos Ibra në këtë moshë nuk mund të luajë 70 ndeshje në sezon dhe ka nevojë që të pushojë. Zllatan i ka zhvilluar të plota katër ndeshjet e para të sezonit prandaj duhet të pushojë dy ditë më shumë se të tjerët. Ndoshta synimi i Mourinhos është që asi i tij të pëqendrohet më mirë për derbin ndaj Manchester City-t, i programuar për t’u zhvilluar më 10 shtator në “Old Trafford”. Në fakt ibra dy ditë pushim i ka fituar me atë që ka dhënë në fushën e blertë si në Superkupën e Anglisë ashtu edhe në tri javët e para të kampionatit, duke qenë vendimtar me katër gola në po kaq ndeshje. Ndoshta suedezit nuk i ka pëlqyer arsyetimi i Mourinhos për moshën dhe si gjithmonë do të kërkojë të përgjigjet në fushë. Deri tani ia ka dalë mbanë më së miri.
Shënoi 4 gola, Mourinho i jep 2 ditë pushim Ibrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vdekja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Rrëfehet nëna e vajzës: Doli me të dashurin…
Zbulimi nga inteligjenca amerikane: Programi bërthamor i Iranit mbetet pothuajse i paprekur
“Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë”/ Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për të vazhduar betejën tonë
Irani sulmon sërish me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe





