Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me konferencën live që mbajti ky i fundit në Facebook.

Berisha ka publikuar në Facebook, vetëm një foto duke e ironizuar Ramën.

Në të është posteri që përdori Partia Socialiste gjatë fushatës së 2013-s, por me një ndryshim, Berisha e ka modifikuar me fjalën ‘Rivjedhje’.