Qafa e gjatë tek femrat konsiderohet në shumë vende si tipar bukurie. Por ajo çka bëjnë gratë e fisit Kayan për të zgjatur qafën është e tmerrshme. Në shtetin Kayah, të Birmanisë Lindore, ato “zgjasin” qafat duke vendosur unaza bronzi në shenjë të bukurisë dhe kulturës dhe janë mbiquajtur si femrat “gjirafë” prej këtij rezultati.
Mbështjellja prej bronzi bën që qafa e femrave të duket e gjatë, por në të vërtetë pesha e unazave shtyn poshtë muskujt rreth klavikulës dhe kompreson kafazin e brinjëve, duke bërë që të duket si qafë gjirafe.





