Mario Dedivanovic është një nga grimierët më të njohur në botë.
Ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi dhe asnjëherë nuk ngurron të tregojë prejardhjen.
Mario grimon shumë yje botërore, por ai më shumë njihet për faktin se grimon Kim Kardashian, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast ai ka postuar një fotografi në Instagram që ka bërë krenar edhe një herë të gjithë ndjekësit e tij shqiptar.
Mario ka postuar një fotografi të Kanye West nga ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”.





