Këto ditë të nxehta me siguri kërkoni të gjeni një vend me hije për të parkuar automjetin tuaj. Megjithatë, ndonjëherë do ju duhet ta lini makinën edhe në diell.

Kështu, kur automjeti gjendet nën hije mund të grumbullojë 400-­800 mg benzen, ndërsa në diell niveli i benzenit arrin 2000­-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal).

Veprimi i parë kur hyni në makinë, me siguri është ndezja e kondicionerit dhe mbyllja e dritareve. Në këtë mënyrë vetëm sa përkeqësoni situatën pasi thithni benzenin i cili dëmton mëlçinë, veshkat dhe indet e kockave.

Prandaj sugjerohet që në raste të tilla t’i hapni dritaret për ajër të freskët dhe më vonë ta ndizni kondicionerin. Pasi ta lexoni këtë, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në automjet t’i hapni dritaret para se ta ndizni makinën dhe më vonë mund të aktivizoni ajrin e ftohtë.