Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68-vjeçare.

Shkak i krimit të rëndë dyshohet se kanë qenë zënkat mes çiftit për tradhti. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta.

Dy bashkwshortwt janw zënë për tradhtitë që bënte 73-vjeçari. Ky i fundit, autor i krimit kishte gjithë jetën që e tradhtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh.

Madje mësohet se ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.

Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.