Është shpërblyer me nje shtepi dhe nje vend pune i pastrehi, te cilit i dihet veç emri Waralop.
Ai e ka çuar në një stacion policor në Tajlandë, portofolin që kishte gjetur në rrugë.
Megjithëse kishte vetëm disa monedha në xhep, 44-vjeçari nuk e ka dashur portofolin brenda te cilit ishin afro njëmijë euro dhe disa kartela krediti.
Në vend qe të blinte ushqime apo rroba, ai e ka kthyer kuletën e shtrenjtë me të gjitha paratë e paprekura. Por, veprimi i tij zemërgjerë nuk ka mbetur pa u vënë re.
Niity Pongkriangyous ka qenë shumë i gëzuar që i është kthyer ky aksesor i vlefshëm dhe i ka ofruar Waralopit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.
“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as qe e dija që e kisha humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.
Duke parë se i pastrehi është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një banesë e vogël me të gjitha shpenzimet e hequra.
“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugë të duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop.





