Dy efektivë të policisë italiane po hetohen për vrasje, ndaj shqiptarit Besnik Tafaj. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria në Milano. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy efektivë të Brescia, pasi ka dyshime se 27-vjeçari shqiptar mund të jetë vrarë.
I riu shqiptar ishte një i kërkuar nga policia, pasi akuzohej për një sërë vjedhjesh në qytetin e Brescia-s dhe zonat përreth.
Nga hetimet e prokurorisë italiane rezultoi se Tafaj ishte pjesë e një bande të mirë-strukturuar grabitësish, e specializuar në vjedhjet e makinave të luksit, e cila e kishte shtrirë aktivitetin e saj në nivel ndërkombëtar.
Për 27-vjeçarin shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ishte dhënë një dënim prej 8 vitesh burg, për veprat kriminale të kryera. Fillimisht u raportua se, Besnik Tafaj u vetëvra aksidentalisht gjatë një ndjekjeje nga policia.
Ai ishte pikasur nga agjentët italianë, pasi ishte në drejtim të një automjeti tip “Audi A8”, i vjedhur. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, shqiptari qëlloi 4 herë drejt tyre.
Nga hetimet e para dyshohej se teksa po largohej me armë në dorë, Besnik Tafaj pengohet aksidentalisht dhe shkrep armën, duke u vetëqëlluar në fytyrë. Megjithatë pisa e vetëvrasjes duket se është rrëzuar. /tvklan.al





