Nëse nuk vendosni rripin e sigurimit në automjet edhe brenda qytetit, do të përballeni me një sanksion që shkon deri në 15 mijë lekë të rinj. Nëse udhëtoni me fëmijën në makinë, dhe nuk e siguroni në pajisje fiksuese, përveç sanksionit në vlerë monetare, do t’ju hiqet leja e drejtimit për një afat kohor nga 6-12 muaj, shkruan Gazeta Shqiptare.

Kodi i ri rrugor ka përcaktuar qartë se kush duhet të vendosë rripin e sigurisë, gjë që varet nga viti i prodhimit të makinës.

Afati për të filluar aplikimin e këtyre sanksioneve do të shtyhet deri në 5 shtator për t’u dhënë mundësi qytetarëve të informohen në lidhje me këto ndryshime.

Me nisjen e vitit të ri shkollor shefi i trafikut në Tiranë, Taulant Gjoka, bën apel për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë që t'i sigurojnë në pajisjet fiksuese për të siguruar jetën e tyre.