Ka vdekur edhe Arianit Gashi, (ne foto) viktima e dytë e një atentati te Parku i Qytetit në Prishtinë, bëjnë të ditur zyrtarë të QKU'së.

Para tij, Express njoftoi që ka ndërruar jetë në QKUK  Eron Agaj.

"Rreth orës 16:30 ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur, përkundër përpjekjeve të mjekëve",thuhet në konfirmimin e QKUK-së për Gazetën Express. 

Përsoni i dyshuar për vrasjen e Eron Agajt dhe Arianit Gashit është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht.

Burimet policore kanë bërë me dije se i dyshuari ka afro një vit që është në Kosovë.

Sipas një informacioni paraprak mes tij dhe dy viktimave është regjistruar një grindje.