Të shumtë ishin qytetarët durrsakë që mbrëmjen e së shtunës ndoqën një sfilatë dhe Party të organizuar tek Sfinksi, në shëtitoren “Taulantia”.
Shumë prej tyre e ndoqën të gjithë eventin nga shkallët e Sfinksit duke admiruar muzikën dhe sfilatën e vajzave bukuroshe, ndërsa të tjerë u pozicionuan në tavolinat që kompania e limuzinave që organizonte mbrëmjen kishte rezervuar për publikun.
Aktiviteti kishte mbështetjen edhe të Bashkisë së Durrësit.





