Të gjithë ju që jeni përdorues fanatikë të WhatsApp, bëhuni gati për ndryshimin e ri. Numri juaj do të shpërndahet në Facebook nga WhatsApp e kjo si rrjedhojë do të sjellë numrin e madh të mesazheve në Facebook. Me këtë ndryshim të ri sipas kompanisë e cila bëri prezantimin e tij, përdoruesit do të marrin njoftime të tipit nëse është shtyrë udhëtimi apo njoftime nga banka.
Kjo gjë ju jep mundësinë të konsolidoni miqësitë tuaj në Facebook në lidhje me rrethin në Whatsapp dhe t'i hapë rrugë lidhjeve më të lehta të biznesit. Gjithashtu kjo do të sjellë edhe një risi tjetër, përmbajtja e reklamave në Facebook do t'i përmbahet lidhjeve tuaj në WhatsApp.





