Të gjithë fermerët e dëmtuara nga ngordhja e gjedhëve pasi janë prekur nga sëmundja e Dermatozës nodulare do të dëmshpërblehen në natyrë me kafshë pasi të mbarojë procesi i vaksinimit.

Gjatë prezantimit të urdhrit të ri për lëvizjen e gjedhëve, drejtori i Shërbimit Veterinar, Edi Ferro gjatë një konference për shtyp pohoi se gjithçka do të monitorohet.

Ferro pohoi se vaksinimi po vijon me ritme të kënaqshme dhe do të rishikohen përsëri masat për reduktim. Ai shtoi se si pasojë e prekjes nga Dermatozës nodulare, 190 kafshë janë asgjësuara.