Deputeti socialist Gramoz Ruçi, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, duket se nuk i bën përshtypje të parkojë makinën e tij “Range Rover” në vendin ku qëndrojnë taksitë.
Veprimi i tij ka irrituar një qytetar, i cili e ka fotografuar makinën e deputetit dhe e ka nisur në adresën e “Jetaoshqef”.
Sipas denoncuesit, Ruçi ka vijuar i qetë rrugën e tij te Shkolla e Baletit pa e vrarë mendjen se ku e kishte lënë makinën.





