Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Golem. Burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë dhe më pas është vetëdorëzuar. Sipas policisë, autori i këtij krimi të rëndë është 73-vjeçari Veli Dervishi, ndërsa viktima është Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Çifti Dervishi jetonte në Tiranë, por kishin shkuar në shtëpinë e tyre në Golem për të kaluar ditët e nxehta të verës.
Burimet thanë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve.
Dëshmia e autorit pas vetëdorëzimit.
“News24” raporton se autori ka pranuar krimin në polici pas vetëdorëzimit duke pranuar se shkaku ishte për motive banale.
“Më pyeti ku isha, më kërkoi llogari, s’mund të jepja llogari për çdo gjë”, mësohet të jetë shprehur 73-vjeçari edhe pse në gjendje shoku nga ngjarje e rëndë.
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





