Moderatorja simpatike Luana Vjollca duket se e ka patur gjithmonë pasion të ndjekë modën.
Ajo është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Snapchat një foto kur ishte fëmijë. Në plazh, me flokët e prera me baluke dhe me një komerdare në dorë, duket se ka qenë një vajzë çapkëne.
“Stylish”- shkruan Luana përbri fotos, duke dashur të tregojë se i ka pëlqyer që e vogël të duket plot stil.





