Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.