Seksi në vetvete mund të jetë një eksperiencë e vështirë për femra të shumta (sidomos kur bëhet fjalë për herën e parë apo për një partner të ri). Por, imagjinoni si do të ishte nëse do të vuanit nga një çrregullim që bën që muskujt vaginalë të pësojnë spazma sa herë të tentohet penetrimi. Ky çrregullim quhet vaginusmus dhe konsiston në mbylljen e hyrjes vaginale. Për të prekurat nga vagnusmus, penetrimi gjatë seksit, vizitave gjinekologjike apo qoftë edhe vendosjes së tamponëve, është jashtëzakonisht i dhembshëm e në shumicën e rasteve i pamundur.
Sipas mjekëve, miliona femra janë të prekura nga ky çrregullim që shpesh, ka si shkak çështje psikologjike, të cilat variojnë nga abuzimi seksual tek frika e shtatzënisë. Megjithatë, në raste të caktuara, shkak mund të jetë edhe një problem fizik si deformimet pas lindjes. Mjekët shpjegojnë se pavarësisht vështirësive, kjo gjendje mund të kalohet dhe këshillohen seanca terapeutike nga ekspertë të fushës.





