Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Indonezi. Një adoleshent vetëm 18 vjeç, pasi ka hyrë në ambientet e një kishe, ka tentuar të shpërthejë veten e tij në mesin e qindra besimtarëve që ishin mbledhur për meshën e së Dielës, në ishullin e Sumatrës.

Në momentin që prifti ishte duke mbajtur meshën, papritur djali i turret me vrap dhe pasi e arrin, përpiqet të shpërthejë eksplozivin.

Fatmirësisht eksplozivi nuk shpërtheu dhe në këtë moment djali nxorri një sopatë dhe filloi të godasë priftin duke e plagosur atë në krah.

Por njerëzit aty pranë u afruan dhe arritën ta çarmatosnin duke e mbajtur deri në momentin që erdhi policia.  

Policët gjetën tek i riu një vizatim me dorë të flamurit të ISIS-it. Hetimet vazhdojnë, raporton Daily Mail.