Një adoleshente angleze i dha fund jetës nga frika se mos e quanin raciste, pasi dërgoi online një foto të saj me lëkurë më të errët dhe shami.
Phoebe Connop, 16 vjeçe, nga West Midlands, i dërgoi një mikut të saj në chat-in privat të Instagramit një foto të modifikuar.
16-vjeçarja kishte nisur një lidhje online me një djalë nga Azia dhe sipas saj, prindërit e djalit do ta pranonin vetëm nëse ajo do të ngjante si vajza në foto.
Gjimnastja e talentuar u tremb, kur fotoja e saj u shpërnda online nga shoku të cilit ajo ia nisi në privat, shkruan Daily Mail.
Nga frika se do të tallej nga shokët dhe shoqet e gjimnazit, ajo vari veten.
Vajza u gjet e varur nga babai i saj, kur ky i fundit u kthye në shtëpi.





