Një vajzë ka dalë në ballkonin e shtëpisë së saj në Durrës për të pirë një kafe, por pamja përballë e ka tmerruar shkruan portali Jetaoshqef.

Vajza ka parë një të mitur rreth 9-vjeçe, e cila kishte hipur mbi çatinë e një vile tre-katëshe dhe endej pa frikë në cep të saj. Një rrëshqitje e vogël e të miturës mund t’i kushtonte asaj shumë rëndë.

Raportuesja shkruan se e ëma ndodhej në kat të parë, teksa vajza luante sipër çatisë në një lartësi të madhe, duke rrezikuar jetën e saj.

“Ne plazh Lagjia 13 Tani sa e bera foton e dergova tek ju ,un po rrija nballkon duke Pi kafen me mamin Tim e kur shohim vajza vogel hypi ne cati duke leviz sa ne nje cep ne tjetrin ,ne Po i bertisim nga ketu nuk degjonte asni e Mami vet ishte ne kat te pare duke nejt. Nderkohe e ema vet rrinte ne kat te pare ne u tmerrum” shkruan raportuesja.