Një person ka krijuar panik ditën e sotme në Tiranë, teksa ka qëlluar me armë nga automjeti i tij. Ngjarja ka ndodhur re “Rruga e Elbasanit” ditën e sotme në një kohë kur kishte shumë qytetarë.

Burime nga Policia thonë se personi që ka qëlluar me armë është arrestuar dhe marrë në pyetje në Polici.

Këto janë momentet e arrestimit të tij, nga nje efektive e Policisë, e ndihmuar edhe nga kolegu i saj.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por burimet thonë se ai ka qëlluar pa ndonjë arsye.

“Qëllova me armë në ajër nga automjeti pa ndonjë arsye”, mësohet të ketë thënë i arrestuari.

Personi në fjalë udhëtonte edhe me dy të tjerë në mjet, të cilët do të merret në pyetje.