Skuadra e Evertonit është në zi. Një tifoz i saj ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes me Stoke Cityn, e cila u zhvillua të shtunën në Goodison Park.
Tifozi 51 vjeçar është sëmur gjatë ndeshjes, derisa menjëherë është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
"Everton është thellësisht i pikëlluar për të raportuar se fansi 51-vjeçari, sëmur gjatë ndeshjes, ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e Evertonit."Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klubin e futbollit janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit anglez.





