Një person është shpallur në kërkim nga Policia në Fier, pasi ka tentuar që të grabisë fqinjin e tij. Në kërkim është shtetasi P.Z. 54 vjeç.
Një ditë më parë, ai ka tentuar që të grabisë me dhunë fqinjin e tij, A.Ç. 49 vjeç, i cili po kthehej në banesë me një çantë në të cilën kishte 35 milionë lekë.
Pasi e ka goditur disa herë me levë, autori është larguar pa mundur ta marrë çantën. Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, ndërsa Policia po punon për kapjen e autorit.





